Messi rikthehet pas katër ndeshjeve, shënon gol të mrekullueshëm për Inter Miamin

6 months ago 5

Lionel Messi është rikthyer në fushë pasi ka munguar në katër ndeshjet e fundit për skuadrën e tij Inter Miami.

Sulmuesi argjentinas shtrëngoi dhëmbët dhe u fut në pjesën e dytë në ndeshjen që Inter Miami para adhuruesve të vet e zhvilloi përballë Colorado Rapids, derisa barazua 2-2.

Mysafirët kishin krijuar epërsinë në fund të pjesës së parë dhe inkuadrimi i Messit bëri që gjërat të ndryshojnë.

Ishte minuta e 58-të kur gjeniu argjentinas realizoi një gol spektakolar nga distanca për të barazuar shifrat në 1-1.

Impacto inmediato del mejor de todos 🐐✨

La conexión Negri – Messi nos da el empate al inicio del 2T. 🤝 #MIAvCOL pic.twitter.com/fCAxl3PoUQ

— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) April 7, 2024

E vetëm dy minuta më vonë, Inter Miami kaloi në epërsi kur një aksion i nisur nga Messi përfundoi në gol nga Leonardo Afonso.

Gjithsesi Inter Miami në fund nuk arriti më shumë se barazim 2-2 përballë Colorado Rapids.

Për Messin ky ishte goli i katërt këtë edicion në MLS, derisa ka edhe një asistim. /Telegrafi/

Read Entire Article