Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në fjalën e tij në mbledhjen e Kryesisë Politike të PL deklaroi se Fredi Beleri u pengua që të betohej si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, duke u burgosur politikisht. Sipas Metës, qeveria e Edi Ramës e ka kthyer Shqipërinë në narko-shtet.
Meta në fjalën e tij preku edhe çmimet tepër të larta të ushqimeve në vendin tonë, si dhe të ardhurat e ulëta. Sipas Metës, mafia ndërkombëtare pastron paratë në Shqipëri dhe kjo ka bërë që shqiptarët të largohen nga vendi.
Fjala e Presidentit të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta në mbledhjen e Kryesisë Politike
Fillojmë këtë mbledhje të Kryesisë. Nuk mund të rrija pa theksuar flagrancën ku është kapur narko-shteti i Edi Ramëës, dhe Dum-dumanëve të tij, që ka të bëj pikërisht me shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.
Të cilin, pasi e penguan të betohej duke e burgosur politikisht, si dhe pasi dekretuan rrufeshëm datën e zgjedhjeve në Himarë brenda 2 orëve, pa pritur afatin e apelimit, përkundrazi duke caktuar datën e zgjedhjeve, ditën e fundit të ankimimit, që tregon provën e radhës se kapjes totale të shtetit dhe të drejtësisë nga Narkoshteti dhe Ramaforma, dhe mafia ndërkombëtarë që pastron paratë në vendin tonë.
Institucionet e pushtetit që nuk reagojnë me kaq urgjencë, në rastet e emergjencave kombëtare, si në rastin e tërmetit tragjik, apo zoti Tedi që e paralajmëruam me shkrim, dhe bënin shaka nëpër mediat e tyre të blera.
Apo, në rastin e Covid-19, ku shteti thuajse nuk ekzistonte për ditë të tëra, u ngritën në këmbë brenda pak orësh për të vënë në zbatim projektin kriminal të Edi Ramës për rrëmbimin me çdo kusht, jo thjesht të mandatit legjitim të Fredi Belerit, I cili u rrëmbye publikisht dy ditë para zgjedhjeve dhe I cili është një i burgosur politik i Narkoshtetit dhe Ramaformës, falë të cilave ai edhe u zgjodh edhe eurodeputet.
Sipas një skenari të mirëmenduar dhe me regji të paracaktuar, e gjithë kjo maskaradë ndodhi pikërisht në ditën kur Rama inaguronte tunelin e Llogarasë, një tjetër vepër super korruptive, që u inagurua jo në funksion të turizmit siç u propagandua, por në funksion të fushatës të zgjedhjeve të parakohshme në Himarë, dhe në funskion të përshpejtimit të pastrimit të parave në Himarë, si lavatriçen e Edi Ramës.
Keni qenë ne rrugën e Vaut të Dejës për në Koman, a keni qenë? A e keni parë se si është plot me autobuzë, me turista, plot me të huaj, apo jo, a keni parë?
Çfarë gjendej është ajo rrugë? Kriminale, kriminale. Sepse, në Tropojë në zonat e tjera të mrekullueshme atje, ku shkojnë aq shumë turista të huaj apo jo, ky nuk ka mundësi të bëj rezorte, të pastroj lekë, edhe veprimtari të tjera kriminale.
Ndërsa Himara I duhet patjetër, jo se do ta mbroj nga grekët, se detin ky ia ka dhënë me firmë e vulë atyre, siç e dinë të gjithë, dhe nga kjo përgjegjësi nuk do të shpëtojë kurrë ai. Lulzim Basha si Ministër i Jashtëm, që e ka bërë këtë akt si Ministër I Jashtëm, dhe Dum-Dumani i tyre I diplomacisë.
Gjithçka e mirëpërcaktuar dhe e mirëkoordinuar sipas regjisë, gjithashtu të ekzekutuar personalisht nga Sekretari Gjeneral i Kryeministrit, Engjëll Agaçi, ose ndryshe koordinatori gjeneral Liçit, I cili është shefi i vërtetë i SPAK-ut, dhe këtij torrollakut, që jep intervista off record.
Dhe ishte pikërisht Agaçi që edhe për rastin e Himarës, urdhëroi, koordinoi personalisht dhe vuri në zbatim çdo hap procedurial në funksion të projektit kriminal të Edi Ramës, I cili pasi rrëmbeu dhe burgosi Fredi Belerin tani ka për objektiv të rrëmbejë të gjthë Himarën.
Këtë urgjencë proceduriale, tipike për regjimet autoritare, që nuk pyesin për ligje dhe Kushtetutë, e kemi konstatuar edhe në shumë rastë të tjera, sidomos në rastin e miratimit brenda 2 orëve nga Edi Rama të 17 vendimeve për inceneratorët që nuk egzistojnë, për të cilën SPAK-u torrollaku e ka qepur gojën, dhe as guxon t’i përmendë emrin Kryeministrit, jo më ta thërrasë njëherë, jo më ti vendos prangat, kur të gjitha faktet janë atje, bashkë dhe me letrën e drejtorit në Kryeministri, që këto ishin akte të paligjshme, bashkë me kundërshtime e ministrave të Financës, dhe ministra të tjerë të asaj kohe.
PRODHIMI I BRENDSHËM BRUTO
Degradimi i demokracisë dhe i shtetit ligjor ecën paralelisht, me degradimin e ekonomisë dhe falimentimin e Shqipërisë, e sidomos të familjeve të ndershme shqiptare. Gjë që e tregojnë më së miri, treguesit e shpopullimit.
Sipas të dhënave më të fundit të Fondit Monetar, Shqipëria është e fundit në rajon sa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë, që në vitin 2023 ishte sa 34% e mesatares së Bashkimit Europian.
Ndërkohë PPB për frymë në Bosnjë – Hercogovinë ishte 35% e mesatares së BE, në Maqedoninë e Veriut ishte 43%, në Malin e Zi ishte 49% dhe në Serbi ishte 46% e mesatares së Bashkimit Europian.
TË ARDHURAT
Shqipëria jo vetëm ka nivelin më të ulët të të ardhurave në raport me mesataren europiane, por dhe përmirësimi i nivelit të të ardhurave në raport me mesataren europiane gjatë periudhës 2013 – 2023 është më i ulët krahasuar me vendet e rajonit.
Shqipëria ka kaluar nga 29% në vitin 2013, në 34% të mesatares europiane në vitin 2023.
Ndërkohë, Serbia ka kaluar nga 40% e mesatares europiane në vitin 2013 në 46% të mesatares europiane në vitin 2023.
Maqedonia e Veriut nga 37% në vitin 2013, ka kaluar në 43% të mesatares europiane në vitin 2023.
Mali i Zi nga 41% në vitin 2013, në 49% në vitin 2023 të mesatares europiane.
ÇMIMET
Pa asnjë diskutim jemi njëshi në botë dhe Europë për çmimet më të shtrenjat. Në vitin 2023, Shqipëria vendi më i varfër i kontinentit, kishte nivelin e çmimeve sa 91% e mesatares se vendeve europiane. Pra, 91% duke llogaritur Danimarkën, Suedinë, Finlandën edhe gjithë vendet më të zhvilluara të BE. për çmimet.
Ndërsa Shqipëria e kishte 91% të mesatares së vendeve europiane për çmimet, Maqedonia e Veriut ja ku është këtu afër, e kishte 68 % e mesatares europiane.
Në grupin e ushqimeve, për vitin 2023, Shqipëria kishte nivelin më të lartë të çmimeve, ose sa 89.8% e mesatares së vendeve europiane. Ndërsa Maqedonia e Veritu përsa I takon ushqimeve, e kishte sa 68.5% e mesatares europiane.
Shqipëria ka nivelin më të lartë të çmimeve të ushqimeve në kontinent, veçanërisht për vajin, bukën, mishin, peshkun, produktet e qumështit dhe vezët, siç e provoni ju, dhe të gjithë ata që na dëgjojnë që bëjnë Pazar çdo ditë.
Ndërkohë që në periudhën 2013 -2023 Shqipëria nuk ka bërë progres në rritjen e të ardhurave për frymë, krahasuar me vendet e rajonit, e pikërisht ndërkohë, niveli i çmimeve është rritur me ritme tejet të larta duke kaluar për shumë produkte ushqimore edhe mesataren e vendeve europiane.
Mosrritja e të ardhurave në formën e pagave, apo të pensioneve, si rritja e galopante e çmimeve të ushqimeve ,dhe në veçanti të atyre ushqimore e kanë varfëruar tej mase popullsinë tonë, dhe kanë rritur numrin e të gjithë atyre, që kanë prekur pragun e kufirit të varfërisë jetike.
Më të diskriminuarit dhe më të varfërit mbeten sidomos pensionistët, grupet sociale në nevojë, si dhe familjet me shumë fëmijë.
Ndaj është e rëndësishme që të vazhdojmë afishimin e 5 prioriteteve të Partisë së Lirisë. Programin tonë aq të qartë, të miratuar nga Konventa historike e 27 Prillit.
Që, I jep përgjigjen më të mirë, shpopullimit të Shqipërisë, duke iu kundërvënë atij me një program konkret, sidomos në mbështetje të të rinjve, në mbështetje të çifteve të reja, në mbështetje të lindshmërisë, në mbështetje të shëndetit të popullsisë.
Në mbështetje të arsimit, në mbështetje të rritjes së cilësisë së kapitalit njerëzor në vend, në mbështetje të inovacionit, në mbështetje të IT., në mbështetje sidomos të shndërrimit të Shqipërisë nga një gropë e madhe e importit, në fuqi eksportuese.
Mos harrojnë, ne eksportojmë sot 8% të PBB., Maqedonia e Veriut këtu ngjitur, eksporton 57%. Ne nuk eksportojmë as 300-400 milionë euro ushqime, dhe produkte bujqësore, Serbia eksporton mbi 4 miliardë.
Maqedonia sa 2 të 3-tat tona, me një potencial shumë më të pakët se në për zhvillimin e bujqësisë, eksporton 3-fishin tonë.
Prandaj, nuk është koha për pushime. Kush pushon, ndryshket thotë gjermani, apo jo?!
Dhe gjermani nuk ja fut kot, se po të ishte nuk do të ishte atje ku është. Dhe ne nuk jemi me pushime.
Hapja e PL. do të vazhdojë në mënyrë edhe më intensive, kudo në të gjithë vendin.
Konferenca e organizimit të Tiranës ishte një shfaqje e mrekullueshme, e hapjes së kësaj force politike.
Nesër kemi takime në Fier, në vazhdim do të kemi në Durrës, kudo anembanë vendit. Duhet njëkohësisht të paisim të gjithë anëtarët e PL. me kartat e reja, të anëtarësimit të PL. Dhe, të mos harrojmë kurrë, që beteja finale është tek qendra e votimit. Atje është, dhe duhet të jetë fokusi ynë kryesor, nga sot e deri në ditën e zgjedhjeve.
Përveç luftës politike të përditshme, dhe afirmimit të 5 prioriteteve tona, për 4 milion shqiptarë plus.
Po, kështu dua të ju falenderoj të gjithëve, sidomos për ata që u angazhuan me Konferencën që zhvilluam, sa I takon sfidave gjeo-politike të Ballkanit, që ishte një konferencë e jashtëzakonshme, me një impakt të jashtëzakonshëm.
Edhe sot, ka pasur shkrime, anembanë, kudo rajonit, ku u dha një vizion shumë i qartë, se si ky rajon duhet t’i rikthehet reformave, duhet ti rikthehet bashkëpunimit të sinqertë.
Dhe se si BE. dhe partenerët e tjerë, duhet ti japin fund të gjithë atyre ndikimeve malinje, të cilat u shërbejnë faktorëve malinjë, që duan të bllokojnë këtë rajon në rrugën e progresit, në rrugën e paqes, në rrugën e sigurisë, në rrugën e begatisë.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb