Mezani shprehet i kënaqur me paraqitjen ndaj Dritës, vlerëson karakterin e lojtarëve të tij

7 months ago 6

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Dritën u shpreh i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij.

Drita dhe Gjilani luajtën baras 2-2 në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit kosovar.

“Mendoj që nuk i kemi zhgënjyer tifozët. Është shfaqur derbi i vërtetë, ka pasur luftë, gola, lojë të bukur e kartonë. Jam i kënaqur sepse çunat treguan karakter. Bëmë ndeshje të mirë dhe është pikë e mirë për vazhdimësinë. Kjo tregon se ekipi e ka forcën e duhur për të vazhduar tutje. Lojtarët që kisha në lojë mund ta zgjidhnin ndeshjen në disa situata. Problemi ishte se ne e qarkulluam ngadalë topin dhe më pas luajtëm me topa të gjatë që ishte gabim”, ka thënë fillimisht Mezani.

Tutje, ai tha se me rastet që ekipi i tij kishte, është dashur që ta mbyllë dilemën e fituesit që në pjesën e parë.

“Si shkoi ndeshja është dashur ta zgjidhnim atë që në pjesën e parë. Çunat e kishin për detyrë të luanin me harkime për shkak se kemi shënuar shumë gola me Jaroviqin, por këtë nuk na e lejoi kundërshtari. Kemi bërë ndeshje të mirë dhe dua t’i marr gjëra pozitive. Tani duhet t’i përmirësojmë gabimet që i kemi bërë”, përfundoi Mezani.

Gjilani xhiron e ardhshme do të jetë nikoqir i Dukagjinit, më saktësisht ditën e diel me fillim nga ora 13:00./Telegrafi/

Read Entire Article