Milan dhe Roma vazhdojnë garën

6 months ago 12
Reklamë
11:49 23/02/2024

Laçi dhe Tuci protagonist me Sparta Pragën ndaj Gallatasarajit, çekët në raundin e 16 të Ligës së Europës

Milan është kualifikuar në raundin e të 16-ve të Ligës së Europës. Në ndeshjen e kthimit të play-off, kuqezinjtë edhe pse u mposhtën nga Rene në transfertë 3-2, vazhdojnë garën për shkak të triumfit 3-0 në “San Siro”.

Tre gola nga Burizho për vendasit, ndërsa për italianët realizuan Joviç dhe Leao. Sukses arriti edhe Sparta e Pragës që eliminoi Gallatasarajin.

Çekët fituan 4-1 me protagonistë futbollistët shqiptarë Indrit Tuci dhe Qazim Laçi. Sulmuesi Tuci u fut në minutën e 66 dhe shënoi e dha 1 asist në këtë takim.

Ndërsa mesfushori kuqezi Laçi dhe asistin në golin e katërt. Edhe Roma vazhdon garën në Ligën e Europës. Pas barazimit 1-1 në Roterdam, në “Olimpik” verdhekuqtë fituan me penallti 5-3.

Holandezët kaluan në avantazh në minutën e 5 të lojës, ndërsa italianët barazuan 10 minuta më pas me Pelegrinin. Në raundin e të 16-ve kaluan edhe Freiburg, Karabag, Benfika, Marseja dhe Sporting Lisbona.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article