Milan fiton me Romën në ‘Olimpico’

1 year ago 22
Reklamë
23:45 01/09/2023

Kuqezinjtë kryesojnë Seria A me pikë të plota

Milani fitoi ndeshjen e radhës duke mposhtur 2 me 1 Romën e Mourinho-s në Olimpico. Ndeshja nisi mirë me kuqezinjtë të cilët arritën të kalojnë në avantazh me një gol të Giroud të realizuar nga pika e penalltisë.

Në të dytën Milani dyfishoi rezultatin me një gol të Leaos. Situata do të vështirësohej për Milanin, cili për rreth 30 minuta luajti me 10 lojtarë pas daljes së Tomorit me të kuqe.

Por pavarësisht epërsisë në lojtarë, Roma nuk ishte në gjendje të shënonte më shumë se 1 gol. Me këtë fitore, Milani mban vendin e parë me 9 pikë të plota.

Në ndeshjen tjetër të së premtes Sassuolo fitoi 3 me 1 me Veronën.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article