Milan gati të paguajë 14 mln Euro për kartonin e Pulisic

1 year ago 37
Reklamë
23:20 03/07/2023

Milani është hedhur në sulm për transferimin e Christian Pulisic. Kuqezinjtë i kanë paraqitur ofertën e parë verbale Chelsea për lojtarin ofensiv amerikan 14 milionë Euro.

Por londinezët e vlerësojnë sulmuesin rreth 25 milionë, e nisur nga kjo vështirë që ta pranojnë ofertën e bërë nga kuqezinjtë. Por negociatat janë të destinuara të vazhdojnë edhe sepse Milani e ka arritur akordin me lojtarin, e nuk ka ndërmend që të tërhiqet, raporton The Athletic.

Pulisiç shikohet si përforcimi ideal nga krahët për të ndihmuar Oliver Zhirud në ofensivë. Gjasat janë të mëdha që të arrihet një marrëveshje, nisur nga fakti se 24-vjeçari ka dëshirë që të transferohet në Milano.

Për më tepër që edhe Çelsi synon që ta shesë futbollistin, duke qenë se kontrata sulmuesit të krahut i përfundon në verën e 2024-ës. Nga muaji janar, ai do të ishte i lirë që të gjente akord me klubet e tjera, e në fund të sezonit do të transferohej si futbollist i lirë. Diçka të tillë Çelsi nuke do, për më tepër që me kuqezinjtë ka marrëdhënie mjaft të mira.

Ndërkohë Neëcastle konfirmoi blerjen e Sandro Tonalit nga Milan. 23-vjeçari ka kushtuar rreth 80 mln euro dhe ka firmosur për pesë sezone. Ai bëhet blerja e dytë e verës e Magpies, që rikthehen në Ligën e Kampionëve pas dy dekadash.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article