Milan humb, por kualifikohet më tej

6 months ago 21
Reklamë
23:53 22/02/2024

Kuqezinjtë në çerekfinalet e Europa League, kalon edhe Benfica

Milan vuan, por në fund ia del për tu kualifikuar në çerekfinalet e Europa League. Kuqezinjtë u mposhtën 3-2 nga Ren në takimin e kthimit, gjithsesi kalojnë më tej falë fitores 3-0 në sfidën e parë. Bourigeaud dhuroi një nga performancat më të mira në karrierë, teksa shënoi të tre golat e francezëve.

Mesfushori kaloi në epërsi Ren pas 11 minutash lojë, ndërsa më pas u tregua i saktë nga 11 metërshi, për t’i dhënë një fitore nderi skuadrës franceze.

Për Milanin shënoi Luka Joviç dhe Rafael Leao, që vendosën ekulibrat momental, përpara se 30-vjeçari të realizonte edhe golin e fitores për ekipin e Lig Ë. Në turin tjetër kaloi edhe Benfika, falë fitores në duelin e parë.

Sfida ndaj Tuluzë në Francë përfundoi pa gola, ndërsa në Portugali, shqiponjat e Lisbonës kishin triumfuar 2-1. Në Conference League rrugëtimin më tej e vijuan Servette dhe Dinamo e Zagrebit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article