Milan identifikon yllin anglez të Newcastle për të përforcuar sulmin

9 months ago 26

Raportimet nga Anglia bëjnë të ditur se Milan janë të interesuar për të nënshkruar me Callum Wilson nga Neëcastle United gjatë këtij muaji.

“Rossonerët” janë në kërkim të një sulmuesi të ri, pasi po shikojnë mundësinë për të gjetur një zëvendësues afatgjatë për Olivier Giroud, por momentalisht po mbështeten tek Noah Okafor, andaj nuk janë me nxitim për të gjetur një lojtar të ri.

Newcastle ka qenë në qendër të vëmendjes në afatin e transferimeve gjatë javëve të fundit, me Bayern Munichun që është munduar të bëjë një lëvizje për Kieran Trippier dhe ekipi arab Al-Shabab që po punon për të gjetur një marrëveshje për Miguel Almiron.

Shefi i klubit Darren Eales, ka thënë së fundmi në një konferencë shtypi se ‘çdo lojtar ka çmimin e tij’.

Siç raportohet nga Daily Mail, Milan janë duke konsideruar seriozisht nënshkrimin me Wilson dhe vet sulmuesi është i hapur për një kalim në Serie A.

31-vjeçari i cili ka vetëm edhe 18 muaj të mbetur në kontratën e tij me “Laraskat”, e ka nisur sezonin mirë duke shënuar shtatë gola në nëntë ndeshje në Ligën Premier, para se të shfaqen lëndimet dhe të ndikojnë në ritmin e tij.

Read Entire Article