Milan me një këmbë jashtë Champions

10 months ago 30
08:30 29/11/2023

Kuqezinjtë munden 1-3 nga Dortmund, PSG barazon 1-1 me Newcastle

Milan ka pësuar një humbje të rëndë dje në San Siro. Kuqezinjtë janë mposhtur 1-3 nga Borusia Dortmund dhe tashmë rrezikojnë eleminimin nga Champions League.

Skuadra e Piolit e nisi ndeshjen mirë, madje pati shansin të kalonte e para në avantazh, por Zhiru humbi një 11-metërsh në minutën 6-të. Katër minuta më vonë Marko Rojs nuk gaboi nga pika e bardhë duke i dhënë avantazhin ekipit gjerman. Barazimi i Çukuezes u dha shpresa kuqezinjve për një përmbysje, por dy golat e Borusias në pjesën e dytë vulosën suksesin e gjermanëve.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi PSG ka shpëtuar në minutat e shtesës nga humbja. Njukasëll i befasoi parizienët me golin e Isak në minutën e 24-t dhe në minutën e 96-të Mbape ka shënuar golin e barazimit 1-1 me një 11 metërsh.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article