Milani i cakton çmimin final Theo Hernandezit – francezi ka katër oferta në tavolinë

6 months ago 9

AC Milan nuk i ka hapur ende bisedimet me Theo Hernandez për rinovimin e kontratës dhe ka më shumë ekipe përveç Bayern Munichut, që janë të interesuara për lojtarin sipas raportimeve të fundit.

Njëri nga yjet e Milanit që po tërheq shumë spekulime dhe vëmendje para hapjes së afatit kalimtar veror është Theo Hernandez.

Francezi është njëri ndër lojtarët kryesor të ‘Rossonerëve’ dhe këtë e ka dëshmuar me paraqitjet e tij të nivelit të lartë, ku madje e ka udhëhequr ekipin edhe në cilësinë e kapitenit.

Sipas gazetarit Matteo Moretto, Hernandez mund t’i ketë më shumë se katër oferta këtë verë, ndërsa sa i përket çështjes së rinovimit ka thënë se asgjë nuk ka ndryshuar në krahasim me disa javë më parë.

Momentalisht, Milani nuk ka nisur bisedimet rreth rinovimit të kontratës ndërsa francezi po pëlqehet shumë nga Bayern Munichu, pasi drejtuesit e klubit gjerman e shohin atë si pasuesin ideal të Alphonso Daives i cili po lidhet me një transferim tek Real Madridi.

Sidoqoftë, Bayerni nuk do të ishte klubi i vetëm në garë për shërbimet e tij, pasi edhe ekipe nga Liga Premier si dhe Arabia Saudite mund të bëjnë ofertat e tyre.

Siç shton raporti nga gazetari, ‘Rossonerët’ do të kërkojnë të paktën 70-80 milionë euro, nëse një klub shfaq interesim konkret dhe fillon negociatat, por momentalisht nuk ka asgjë të avancuar./Telegrafi/

Read Entire Article