Milani nuk ka gjasa të konfirmojë Piolin për sezonin e ardhshëm

9 months ago 34

Me Milanin tashmë jashtë Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Italisë dhe nëntë pikë më pak se Interi në Serie A, kuqezinjtë nuk kanë gjasa të konfirmojnë trajnerin Stefano Pioli për sezonin 2024/25.

Atalanta eliminoi Milanin nga çerekfinalet e Coppa Italia të mërkurën, duke mposhtur kuqezinjtë me rezultat 2-1 në San Siro.

Ishte një rezultat zhgënjyes për tifozët dhe drejtuesit e klubit që kishin parë tashmë ekipin të eliminohej nga Liga e Kampionëve në dhjetor të 2023.

Edhe pse kontrata e Piolit skadon në qershor 2025, La Gazzetta dello Sport pretendon se trajneri italian dhe Milani ka të ngjarë të ndahen në fund të sezonit.

Raporti pretendon se drejtuesit e klubit do të marrin një vendim përfundimtar vetëm në pranverë, por rezultatet jokonsistente të këtij sezoni ndoshta do të çojnë në largimin e trajnerit në verë.

Drejtuesit e Milanit janë të zhgënjyer jo vetëm nga rezultatet, por edhe nga dëmtimet e përsëritura të lojtarëve këtë sezon. Kuqezinjtë tashmë kishin 33 probleme fizike në 2023/24, dhe Pioli dhe stafi i tij janë përgjegjës në sytë e klubit.

Kuqezinjtë aktualisht janë të tretët në tabelën e Serie A, por janë nëntë pikë poshtë liderit, Interit. Kjo do të thotë se Ligës e Evropës mund të jetë objektivi i tyre i vetëm i arritshëm në pjesën e dytë të sezonit. /Telegrafi/

Read Entire Article