Milionë pelegrinë vërshojnë në Karbala për festivalin musliman Arbaeen (fotot)

1 year ago 10

Besimtarët muslimanë shiitë merrnin sot pjesë në ceremoninë madhore të zisë në tempullin e Imam Husein, nipin e profetit Mohamed, në qytetin e shenjtë iraken të Karbala.

Ceremonia është hapja e festivalit fetar të Arbaeen, 40-ditori në kujtim të vrasjes së Imamit në shekullin e shtatë.

Në eventin e përvitshëm miliona burra e nga i gjithë Iraku dhe shtete fqinje, vijën në Karbala për të vizituar tenpullin ku janë varrosur Imam Hussein dhe vëllai tij Abbas, duke krijuar një nga grumbullimet fetare më të mëdha në botë.

Mes vizitorëve rreth pesë milionë janë të huaj, shumica nga Irani fqinjë.

Pelegrinazhi i Arba’een, ose Ecja e Karbala është eventi më i madh i përvitshëm në botë, duke simbolizuar e nderuar unitetin mes kulturave, lirinë universale dhe drejtësinë sociale.

Në pritje të ditës së 40-të Arbaʽeen, pelegrinët ecin kryesisht në këmbë drejt Karbala, për të nderuar Hussein dhe shokët e tij që u martirizuan nga njerëzit që i kishin ftuar Kufa.

Në shumë raste numri i pelegrinëve i ka kaluar 20 milionë, të cilët bashkë me vendasit tregojnë mbështetje dhe bamirësi ndaj njëri-tjetrit, duke ofruar ushqim dhe akomodim falas.

Grupe besimtarësh kryejnë rrugëtimin në këmbë prej qyteti të Basra që është rreth 500 kilometra larg, ndërsa të tjerë vijnë nga rruga automobilistike prej Mashhad e qytete të tjera në Iran, rreth 2,600 kilometra larg.

Top Channel

Read Entire Article