Ministeriali i Ministrave të Brendshëm, Balla: Konferenca e radhës e Interpol në Tiranë

1 year ago 48
18:18 14/09/2023

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në një konferencë për shtyp me Johannes Luchner, zv.drejtor i Përgjithshëm i DG Home, në përfundim të punimeve të Ministerialit të Ministrave të Brendshëm të BE dhe Rajonit njoftoi se Konferenca Vjetore e radhës për vitin 2024 e Interpolit do të mbahet në Tiranë.

Balla theksoi se ky është një lajm i mirë për Shqipërinë, pasi tregon besimin e partnerëve tek Shqipëria dhe tek autoritetet shqiptare.

“Në përfundim dua të theksoj se ky takim ishtë një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve tona në luftën kundër kërcënimeve të ndryshme që ballafaqojnë vendet tona. Dua të ndaj më publikun dhe lajmin e mirë që na u njoftua nga Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit që Konferenca Vjetore e radhës për vitin 2024 për Europën e Interpolit do të mbahet në Tiranë dhe ky është një lajm tjetër i mirë që tregon për besimin e partnerëve tek Shqipëria dhe tek autoritetet shqiptare”, u shpreh ministri Balla./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article