Ministri Balla pret ambasadoren e Kanadasë, Goldberg: Forcojmë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftën kundër trafiqeve

10 months ago 16

Ministri i Brendshëm Taulant Balla priti në një takim ambasadoren e Kanadasë, Elisa Goldberg, me të cilën ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit dypalësh mes qeverive të të dy vendeve.

Në këtë takim, u trajtuan një sërë çështjesh, por theksi i bisedës ishte në fushën e sigurisë publike, luftën kundër krimit dhe trafiqeve, sidomos trafikut të lëndëve narkotike.

Në një postim në rrjete sociale, Ministri Balla u shpreh se “Vlerësojmë bashkëpunimin e deritanishëm me agjencitë ligjzbatuese kanadeze dhe jemi gati të bashkëveprojmë në hetime të përbashkëta”.

Ambasadorja kanadeze postoi gjithashtu një lajm rreth takimit në profilin e saj, ku nënvizonte larminë e çështjeve të trajtuara në takim, duke në dukje angazhimet e përbashkëta për luftën kundër dhunës mbi bazë gjinore.

Goldberg u shpreh gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe atë policore si dhe menaxhimit të flukseve migratore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article