Ministri Hasani: Gati për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me BE-në

1 year ago 28

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka marrë pjesë në forumin e hapur me temë “Zhbllokimi i progresit: E ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor”.

Ministri theksoi se forcimi i bashkëpunimit strategjik mbetet e vetmja rrugë drejt integrimit evropian të rajonit, teksa nënvizoi rolin proaktiv të Shqipërisë në këtë drejtim.

“Ne duhet të shohim gjithashtu nga ana e BE-së një angazhim të prekshëm ndaj besueshmërisë së perspektivës sonë të anëtarësimit në BE. Ne presim me padurim hapjen e negociatave për grupin themelor në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare deri në fund të këtij viti. Kjo do të dërgonte një sinjal të rëndësishëm të besueshmërisë së perspektivës së BE-së për rajonin”, tha ai.

Kryediplomati shqiptar u shpreh se roli dhe angazhimi i shoqërisë civile për rritjen ekonomike, reformat institucionale dhe konvergjencën e rajonit me BE-në është gjithashtu thelbësor.

Top Channel

Read Entire Article