Ministri i Mbrojtjes i Izraelit ka paralajmëruar se Hamasi nuk do të mund të mposhtet aq shpejt sa që mendohet.
Yoav Gallant i tha këshilltarit të sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan – i cili është në një vizitë në Lindjen e Mesme – se militantët kanë qenë duke ndërtuar “infrastrukturën e saj nën tokë dhe mbi tokë”.
Fshirja e Hamasit “do të kërkojë një periudhë të gjatë kohore – do të zgjasë më shumë se disa muaj”, tha ai, raporton skynews.
Megjithatë, këshilltari ishte i sigurt për triumfin e izraelitëve, “ne do të fitojmë dhe ne do t’i shkatërrojmë”.
Gallant dhe Sullivan diskutuan gjithashtu nevojën që izraelitët të ktheheshin në shtëpitë e tyre afër kufirit të Libanit pasi mijëra u zhvendosën për shkak të përleshjeve ndërkufitare me aleatin e Hamasit, Hezbollahut.
Ndryshe, Izraeli ka nisur ofensivën ndaj militantëve të Hamasit, pasi këta të fundit kryen një sulm terrorist në territoret izraelite. /Telegrafi/