Ministri i Drejtësisë priti sot në një takim homologun e tij italian Carlo Nordio. Në fjalën për mediat pas takimit, Manja shprehu vlerësim për marrëdhëniet mes dy vendeve ndërsa zbuloi detaje nga takimi lidhur me bisedimet në fushën e drejtësisë.
‘Rikonfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera mes Italisë dhe Shqipërisë e konfirmuar nga vizita zyrtare të kryeministrave, Rama dhe Meloni. Në nivel ministror pas vizitës time zyrtare në romë nëntor 2023, sot kam në Tiranë mikun tim ministrin e drejtësisë Carlo Nordio. Ky takim zyrtar pasqyron bashkëpunimin në fushat kyçe të drejtësisë, shpreh vullnetin politik mes dy qeverive dhe forcon marrëdhëniet mes dy vendeve, por ndan dhe synimet për shtetin e së drejtës. U dhamë përparësi ndihmës juridike në luftën kundër terrorizmit transnacional, pastrimit të kapitaleve të paligjshme dhe trafikimit. Ramë dakord për mundësinë e përditësimit të memomrandumit të 2017 por dhe për bisedimet në fushën e drejtësisë. Paraqitja e një instrumenti për masat kufizuese në liritë personale të arrestit, që mund të zëvendësojë ato të esktradimit.
Në përfundim të kësaj deklarate dua ta bëj të qartë se mes dy ministrive tona, ka një skuadër të përbashkët që punon për të çuar përpara bashkëpunimin në fushën e drejtësisë. Italia është vend mik dhe partner, na është gjetur pranë na ka asistuar në fushën e drejtësisë. Jo më kot numrin më të madh të konferenca të përbashkëta hetimore, numri më i madhe i skuadrave është me palën italiane. Me kolegun Nordio kemi vullnetin për të çuar përpara bashkëpunimin, që buron nga marrëdhëniet e shkëlqyera, u takon stafeve tona në nivel teknik për të zbatuar pikat për të cilat ne jemi dakordësuar së sot për ti çuar përpara. Faleminderit u nderuar ministër që u kam sot në Tiranë.’