Miqësorja e luksit, Egnatia shtang Interin për 45 minuta, por mposhtet 4-2

1 year ago 36
Reklamë

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Skuadra e Egnatias së Rrogozhinës u mposht 3-2 në miqësoren e sotme të luksit ndaj Interit të Milanos, të luajtur në stadiumin Mazza në Ferrara të Italisë.

Paraqitja e Egantias përballë finalistëve të Ligës së Kampioneve ishte mjaft pozitive teksa vetëm në minutat e fundit, Interi arriti të përmbysë rezultatin.

Në pjesën e parë, ishte Egantia që kaloi e para në avantazh falë golit të Dëamenas në minutën e 6-të duke shtangur zikaltrit, të cilët kërkuan me ngulm golin e barazimit, por pa mundur të kalojnë portierin Alan Sherri, i cili bëri një paraqitje mjaft të mirë.

Në pjesnë e dytë ishte mesfushori italian Nicolo Barrella që barazoi në minutën e 55-të me një goditje në ajër në hyrje të zonës pas një krosimi të bukur nga krahu i majtë i Bastonit.

Por, Egnatia nuk u ndal, teksa kaloi sërish në avantazh në minutën e 68-të pas një penalltie të fituar për prekje të topit me dorë nga kapiteni i Interit, Lautaro Martinez. Ishte fernando ai që kthenu në gol penalltinë, duke kaluar Egantian sërish në avantazh 2-1.

Pas këtij momenti trajneri i Interit Inzaghi bëri një sërë zëvendësimesh dhe Interi barazoi në minutën e 80-të me Lautaro Martinez.

3 minuta më pas ishte sërish argjentinasi që kaloi në avantazh skuadrën zikaltër pas nëj penalltie të fituar nga ai vetë dhe të kthyer në gol.

Në minutat shtesë erdhi edhe goli i katërt për Interin me autor të riun Stabile, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-2.

Pavarësisht humbjes Egnatia, e drejtuar nga trajneri Edlir Tetova largohen me kokën lart nga kjo miqësore duke shtangur për shumë minuta finalistet e Ligës së kampioneve sezonin e shkuar.

FORMACIONET ZYRTARE

INTER: Somer; Darmian, De Vraj, Bastoni; Dumfrajs, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Lautaro Martinez, Turam.
Trajner: S. Inzagi

EGNATIA: Sherri; Lila, Malota, Xhemajli, Memolla, Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Paulauskas, Duamena.
Trajner: E. Tetova

Gjyqtar: Xhovani Ajroldi

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Read Entire Article