Miqësorja e luksit me Suedinë/ FSHF njofton tifozët kuqezi, biletat në dispozicion onlinë nga 27 Shkurti

6 months ago 13
Reklamë
14:27 25/02/2024

Kombëtarja shqiptare po përgatitet për dy miqësoret e luksit të muajit mars ndaj Kilit dhe Suedisë. Kuqezinjtë sfidojnë më 22 mars përfaqësuesen e Amerikës së Jugut, teksa pak ditë më pas Suedinë në ‘Friends Arena’ të Stokholmit.

Përballje e programuar për tu zhvilluar në orën 19:00, teksa biletat do të jenë në dispozicion për tifozët duke nisur nga e marta e 27 shkurtit.

Sipas asaj që njofton FSHF, biletat do të jenë në shitje vetëm online dhe linku do të jetë funksional për të gjithë sportdashësit shqiptarë në faqen e saj nga ora 10:00 e paradites së të martës.

Miqësoren e parë të muajit mars Shqipëria do ta luajë ndaj Kilit, në stadiumin “Enio Tardini”, në Parma të Italisë, më 22 Mars, duke nisur nga ora 20:45. Sfidat do transmetohen falas në televizionin kombëtar “Klan”, ashtu siç edhe miqësorja e qershorit ndaj Lihtenshtejnit dhe i gjithë kampionati Europian, Gjermani 2024.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article