Miqësorja me Lihtenshtajnit, formacioni i mundshëm i Shqipërisë

3 months ago 8
Reklamë

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvilloj sot ndeshjen e parë miqësore të muajit qershor.

Kuqezinjtë kanë udhëtuar drejt Austrisë për të kryer fazën përgatitore para Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’.

Ndeshjen e parë miqësore Shqipëria e zhvillon sonte me fillim nga ora 20:00 kundër Litenshtajnit.

Ky duel miqësor do të zhvillohet në Haladas Sportkomplexum në Szombathely të Hungarisë.

Përzgjedhësi i kuqezinjve, Sylvinho pritet të testojë disa nga lojtarët në këtë ndeshje miqësore, derisa në portë nga minuta e parë pritet Thomas Strakosha.

Mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, Ismajli, Mihaj dhe Aliji.

Ndërkohë në mesfushë nuk pritet të ketë ndryshime pasi në defensivë do të jenë Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani me Nedim Bajramin që është më ofensivë.

E treshja ofensive për këtë miqësore pritet të jetë Jasir Asani, Mirlind Daku dhe Arbër Hoxha. /Telegrafi/

Read Entire Article