Miratohet me 15 vota pro propozimi i PS për Komisionet Hetimore

10 months ago 36

Komisioni për Çështjet Ligjore, miratoi sot me 15 vota pro propozimin e deputetes së PS, Ermonela Felaj për ligjin për Komisionet Hetimore.

Sipas këtij projektligji, komisionet hetimore do të ngrihen vetëm për çështje të veçanta dhe jo mbi aludime.

Gjithashtu komisionet hetimore mund të zhvillohen edhe me dyer të mbyllura në raste të caktuara me qëllim mbrojtjen e të dhënave të dëshmitarit që mund të merret në pyetje

Në një prononcim pas miratimit të ndryshimit të ligjit, deputetja e PD tha se ligj i u ndryshua në mënyrë të njëanshme.

“Nuk janë të gatshëm që të ndryshojnë ligjin për t’i dhënë hapsirë parlamentit, por e ndryshuan ligjin për ta bërë një instrument, që sa herë do qeveria të pengohet komisioni hetimor siç ka bërë deri më sot”-tha ndër të tjera Tabaku.

Top Channel

Read Entire Article