Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë në tubimin përmbyllës të kandidatit të Opozitës së Bashkuar për bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria.
Në fjalën e tij, Blushi tha se Edi Rama ka ardhur në Himarë si grabitës pronash dhe si pushtues, e si çdo pushtues Himara do ta mbysë në det.
Fjala e plotë:
Urime Kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Himarës, Petro Gjikuria!
Ti je e vetmja alternativë për Himarën! Ti je e vetmja zgjidhje! Me ty është fitorja sepse me ty është Himara!
Himara është vetëm e himariotëve dhe në 4 gusht himariotët do të votojnë djalin e tyre, Petro Gjikuria.
Këtu garon edhe një kandidat tjetër, një kandidat humbës dhe ai është Edi Rama.
Ndaj në 4 gusht, Edi Rama ka vetëm një zgjidhje!
Në 4 gusht të mbytet në det bashkë hajdutët, bashkë me patronazhistët që ka sjellë nga Tiranë.
Ai është AliRama, njësoj si AliBaba, që ka ardhur në Himarë për të rrëmbyer tokat tuaja.
Që ka ardhur në Himarë, për të ju dhunuar ju, që ka ardhur në Himarë për të fyer himariotët. Po siç do të thoshte dhe një miku im nga Lukova? zoti Vladimir Kumi, çdo himariot është një Poseidon, ju jeni të gjithë Poseidonë, jeni zotër të detit që nuk do të lejoni këta horra, t’ju rrëmbejnë pronat tuaja, t’ju dhunojnë dinjitetin tuaj.
Ju pak ditë më parë bëtë kallëzim në SPAK, për një skandal që për këtë qeveri është kthyer në standard. Kanë sjellë jabanxhinj nga rrethet, për të votuar në Himarë.
Po si mund të fitosh Himarën ti me jabanxhinj?
Po si mund të fyesh ti himariotët duke sjellë, votues të importuar?
Himara është vetëm e himariotëve, dhe vetëm himariotët do t’i japin përgjigjen e merituar këtij regjimi.
Ju bëtë një kallëzim në SPKA., është po ky institucion që rrëmbeu dhe kryetarin e zgjedhur Fredi Belerin.
Është ky sistem i kapur drejtësie, që burgosi kryetarin që ju zgjodhët?
Edi Ramaçfarë do këtu? Ai ka ardhur këtu, që ju ta mbysni me duart tuaja në det, prandaj ka ardhur këtu, që ti tregoni vendin. Sepse ai nuk vjen këtu si pushues!
Edi Rama ka ardhur këtu si pushtues. Dhe ju e patë sot të gjithë, se si i shoqëruar me dhjetëra forca policie, kishte frikë të hynte në Himarë, nga kush ka frikë ai?!
Ka frikë nga krimet që ka kryer në Himarë, dhe në të gjithë Shqipërinë. Por unë i them Edi Ramës nga ky shesh, siç ja thoni ju për ditë në takimet që bëni.
Mos guxo të prekësh një votë në Himarë, se do ti presim duart në kutitë e votimit, në çdo kuti të votimit. Unë jam I bindur se edhe banorët e lumit të Vlorës, janë me ju, sepse edhe ata janë patriotë, sepse, edhe ata janë të mashtruar si ju, sepse edhe ata janë idealistë si ju.
Unë kam një lidhje nga Kuçi i Vlorës, dhe unë e di shumë mirë se ai vend ka derdhur gjak për këto troje.
Është ky kryeministër, ky kryemashtrues, dhe ky kryehajdut që ka fyer më shumë se kushdo gjakun e dëshmorëve tē derdhur për këto toka.
Po si mund të fyej ai qëndresën tuaj? Si mund të guxoja ai të vjedhë ai tokat tuaja? A e parë se çfarë ka ndodhur?
Ka dalë dhe pronar në Vuno, 200 e ca mijë metra katrorë, që nuk ka për ti gëzuar. Doli sot dhe tha, nuk kanë marrë çertifikata pronësie, po, nuk e mohoi lajmin.
Dhe filloi me këto inskenimet duke futur helm në marrëdhëniet e shkëlqyera që ne kemi me Greqinë, dhe kombin grek. Sepse, është ky intrigant që ka cënuar më shumë se kurrë këto marrëdhënie.
Që ka bërë çdo përpjekje, për të prishur raportet e shkëlqyera dhe vëllazërore që ne kemi me kombin grek. Sepse, ai është një përçarës, sepse ai nuk është bashkues.
Përkundrazi, ai është thjesht një kriminel, është thjesht një hajdut, që tani është kyçyr në Dhërmi, bashkë me oligarkët e tij, të cilët po ndajnë para për të blerë zgjedhjet.
Po ta harroj se himarioti blihet me para, ta harroj se himarioti gënjehet me lekë. Ju në 4 gusht, keni vetëm një zgjidhje, dhe ai është Petro Gjikuria.
Përballë keni vetëm një kandidat, që është humbës pa filluar gara, dhe ai është Edi Rama. Është ai që erdhi sot në Dhërmi, me qindar forca policie.
Që n aka rrethuar këtu me patronazhistë, dhe me policë civilë. Që po fshihet me gardistë në Dhërmi, se ka frikë të dalë dhe të ju shohë në sy.
Se ka frikë të ju japë dorën, sepse e vetmja përgjigje që do të jepni, është që ta pështyni në fytyrë këtë hajdut, këtë kriminel, dhe këtë mashtrues.
Petro Gjikuria është kryetar. Dhe unë jam i bindur se ai do ta zbatojë programin e tij. Se unë jam i bindur, se brenda mandatit të parë, ai do ti realizojë të gjitha premtimet e tij.
Të gjitha ato premtime që juve ja u dha dhe kryetari i zgjedhur Fredi Bejleri, të cilin e përshëndesim nga ky shesh. Nga ky shesh lirie, dhe I themi që liria jote, do të jetë më afër se kurrë.
Sepse, ti e çove Himarën në Europë. Sepse, Himara është në Europë, përpara se këtë hajdut, të përpigjen që gjoja të ju gënjejnë ju, qëdo të ju afrojnë më shpejt me BE.
Këta kanë vetëm një zgjidhje! Mendojnë se duke ndarë para, mendojnë se duke bërë presione me IKMT-në, dhe duke ju tundur çertifikatat e pronësisë, do të ja u bëjnë këtë zgjidhje në pakë kohë.
Po çfarë e pengoi Edi Ramën në 11 vite të ju kthente pronat himariotëve?
Çfarë e pengoi Edi Ramën, në 11 vite ti sillte Himarës ujë të pijshëm?
Çfarë e pengoi Edi Ramën, në 11 vite të rregullonte infrastrukturën?
Ai bëri vetëm një gjë, ju dha ministrave të tij tokat tuaja për të bërë resorte.
I ka dhënë Erion Veliajt, tokat tuaja për të bërë hotel në Dhërmi. Ai, prandaj e do Himarën, prandaj e do Borshin, prandaj e do Qeparonë.
Sepse, i sheh si toka ku ai mund të pastrojë paratë që ka vjedhur. Nuk do ti gëzojë.
Asnjë pronë e krimit nuk do të ndërtohet mbi tokat tuaja. Sepse, ju në 4 gusht do të I tregoni vendin, kësaj bande dhe këtij narko-shteti.
Urime Kryetar, dhe le ta fillojmë që sot fitoren e 4 gushtit.
Fitore, fitore!
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb