Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

5 months ago 13

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në udhëtim tek Real Sociedadi në kuadër të xhiros së 33-të në elitën e futbollit spanjoll.

Fillimisht iniciativa i takoi vendasve të cilët kishin posedimin e topit, mirëpo munguan rastet konkrete për gol nga të dyja anët.

Benat Turrientes (28’) pati një mundësi të mirë shënimi, por gjuajtja e tij e fuqishme përfundoi mbi traversën e Kepa Arrizabalagas.

Golin e fitores Real Madridi e gjeti në minutën e 30-të, ku pas një krosimi nga Dani Carvajal, brenda zonës u gjend mjaft mirë turku Arda Guler i cili shënoi për 1-0.

Arda Guler 🆚 Real Sociedad.

first start in LaLiga, one goal. ✨🇹🇷 pic.twitter.com/qqL0lIKpMx

— ⵣ•🎥 (@mercu_213) April 26, 2024

Në pjesën e dytë ra ritmi i lojës, dhe nuk pati ndonjë mundësi të mirë shënimi për asnjërën prej skuadrave.

Real Madridi kështu mori fitoren e cila i afron ata edhe më shumë drejt titullit kampion në La Liga, që do të ishte i 36-ti në histori të klubit.

‘Los Blancos’ tani udhëheqin tabelën me 84 pikë të grumbulluara, 14 më shumë se Barcelona në vendin e dytë që ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Telegrafi/

Read Entire Article