MKRS-ja publikon shifrat e përfitimit të sportit nga ligji i sponsorizimit

8 months ago 12

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka publikuar listën e përfitimit të sportit nga ligji i sponsorizimit për vitin 2023.

Sipas asaj që thuhet në postimin e tyre, me sponsorizim të federatave dhe klubeve sportive, shteti i Kosovës i mundëson bizneseve që të lirohen nga pagesa e tatimit në fitim deri në 30 për qind dhe atë buxhet ta orientojnë në sport.

Siç tregon edhe vet lista e publikuar, sporti që ka përfituar më së shumti nga ky ligj është ai i futbollit, me rreth 6 milionë euro të përfituara.

Lista e përfitimit të sportit nga ligji i sponsorizimit për vitin 2023

Me sponsorizim të federatave dhe klubeve sportive, shteti i Kosovës i mundëson bizneseve që të lirohen nga pagesa e tatimit në fitim deri në 30% dhe atë buxhet ta orientojnë në sport. pic.twitter.com/J2vB7NhGq3

— Ministry of Culture, Youth and Sport (@MKRS_KS) February 2, 2024

Pas futbollit sporti që ka përfituar më së shumti nga ligji i sponsorizimit del të jetë basketbolli me 5.8 milionë euro ndërsa top treshen e kompleton ai i volejbollit me 1 milionë euro.

Nga një shumë të parave nga ky ligj kanë përfituar edhe autosportet, skitaria, xhudo, noti, tenisi dhe ping-pongu, ndërsa sportet tjera kanë përfituar rreth 911 mijë euro.

Ndërkohë në total shuma e shpërndarë sipas kategorive del të jetë rreth 15,674,046.87 euro./Telegrafi/

Read Entire Article