Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

5 months ago 4

Real Madridit ka arritur të sigurojë titullin e 36-të të La Ligas, katër xhiro para përfundimit të kampionatit.

Për Luka Modricin, i cili bëri një lojë të shkëlqyer në fitoren e sotme të Real Madridit ndaj Cadizit me rezultat 3-0 është titulli i katërt i kampionatit spanjoll për kroatin. Ai ka fituar titujt në sezonet 2016/17, 2019/20 dhe 2021/22.

Modric sot u bë lojtari më i vjetër i Real Madridit në La Liga, ku parakaloi legjendarin Ferenc Puskas.

Kroati e arriti atë në moshën 38 vjeç e 238 ditë, ndërsa Puskas mbante rekordin me 38 vjet e 233 ditë.

At 38 years and 238 days, Luka Modric becomes the oldest player to ever play a La Liga game for Real Madrid, beating Puskas' record that stood since 1965. pic.twitter.com/zhVTIJm5x0

— Madrid Zone (@theMadridZone) May 4, 2024

Me fitimin e kampionatit, kapiteni i kombëtares kroate sot hyri edhe një herë në librat e historisë së Klubit Mbretëror.

Gjegjësisht, Modric së bashku me Nachon fituan trofeun e 25-të si lojtarë të Real Madidit, duke u bërë lojtarët me më së shumti trofe në historinë e klubit.

The most trophies in Real Madrid history. pic.twitter.com/SbXAagPmMf

— Madrid Xtra (@MadridXtra) May 4, 2024

Me Modric dhe Nachon këtë rekord e mbajnë edhe Marcelo dhe Karim Benzema, që më nuk janë në klub. /Telegrafi/

Read Entire Article