Një burrë nga Florida është burgosur pasi tërhoqi zvarrë një polic ndërsa ishte i prangosur dhe i rezistonte atyre.
Keon Hodge u dërgua në dhomat e paraburgimit për shkak të problemeve që kishte shkaktuar në motelin Star në Tampa.
Pamjet tronditëse të kamerës së trupit të policit shfaqin 28-vjeçarin duke i rezistuar arrestimit në momentin që një nga oficerët i vendos prangat, raporton nypost.
Keon e pengon një nga oficerët ndërsa ai mban prangat për të mos ikur. Polici ngrihet përsëri dhe godet Hodge me një armë trullosëse dhe e neutralizon.
Hodge tani përballet me gjithsej nëntë akuza, duke përfshirë tre akuza për sulm ndaj një oficeri të zbatimit të ligjit, rezistencë me dhunë ndaj një oficeri, arratisje nga burgu ose përpjekje për t’u arratisur.
Ndryshe, ai mund të lirohet nga burgu nëse paguan një dorëzani prej 17500 dollarësh. /Telegrafi/