Një klerik i cili po udhëhiqte meshën në një kishë në Odesa për pak sa nuk e pësoi me jetë, kur një raketë ruse godet kulmin e objektit.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur prifti në Odesa i shpëton një copëze betoni, që shkëputet nga kulmi kur një raketë ruse godet kishën, transmeton Telegrafi.
Sipas autoriteteve ukrainase, nga ky sulm kanë humbur jetën të paktën 28 persona dhe dhjetëra tjerë janë plagosur në tërë territorin e Ukrainës.
Po konsiderohet si sulmi më i madh ajror nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë dhe sipas liderëve perëndimorë, me këtë veprim Putini po i tregon botës së dëshiron ta shkatërrojë plotësisht Ukrainën.
Ndryshe luftimet në të gjithë territorin e Ukrainës po vazhdojnë, ku nga të dyja palët raportohet çdo ditë për të vrarë dhe plagosur. /Telegrafi/