Monza feston në Verona

11 months ago 43
18:52 05/11/2023

Bardhekuqtë fitojnë në transfertë 3-1. Verdheblutë marrin humbjen e katërt radhazi

Monza mposhti Veronën me rezultatin 3-1 në ndeshjen e javës së njëmbëdhjetë të Serie A.

Takimi u vendos nga Lorenzo Colombo që realizoi dygolësh. Sulmuesi i huazuar nga Milani zhbllokoi rezultatin në minutën e 41-të pas një pjese të parë të dominuar nga miqtë.

Ai realizoi sërish në minutën e 73-të, duke ua shuar shpresat veronezëve për të reaguar.

Monza gjeti edhe golin e tretë me Caldirolën në minutën e 84.

Rrjetën e nderit për Veronën e realizoi Folorunsho.

Për skuadrën e drejtuar nga Baroni kjo është humbja e katërt radhazi, ndërsa ata ngelen në kuotën 8 pikëve pas 11 takimeve. Për ekipin në fund nuk u kursyen fishkëllimat në “Bentegodi”

Kurse Mozna ngjitet në kuotën e 16 pikëve.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article