Deputeja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është shfaqur duke kërcyer pasditen e sotme në ambientet e një pishine pas procedimit penal që ndërrmori Policia e Tiranës për ta dërguar në SPAK.
Kryemadhi shprehet se pamjet e shfaqura në video tregojnë dhe ‘moodin e saj’. Nga ana tjetër Kryemadhi duket se ka thumbuar kolegët e saj si nga mazhoranca dhe opozita.
“Nuk mu ndanë sa majtas djathtas”, thotë Kryemadhi në statusin e saj në rrjetin Instagram.
Monika Kryemadhi është një nga 23 deputetët e dërguara, ditën e sotme nga Policia e Tiranës për procedim penal në SPAK, pas dhunës së djeshme në seancën e Kuvendit të Shqipërisë.
Pasditen e të hënës së 30 Shtatorit opozita rikthehu në Kuvendin e Shqipërisë skenat e dhunës, ku përfaqësuesit e saj i vendosën flakën karrigeve dhe u konfliktuan fizikisht me disa përfaqësues të mazhorancës.
Partia Socialiste depozitoi ditën e djeshme kërkesën në Kuvendin e Shqipërisë për përjashtimin e 24 deputetëve që morën pjesën në revoltën e ndodhur brenda seancës.
Për ngjarjet e ndodhura në Kuvend ditën e sotme kanë reaguar dhe ndërkombëtarët, duke thënë se rruga e zgjedhur nga opozita nuk është e duhura dhe kanë ftuar që palët të marrin pjesë në dialog.