“Mos u bë homoseksual, futbolli është për burra”, portieri legjendar ‘gozhdon’ Viniciusin

6 months ago 3

Portieri legjendar, paraguaiani Jose Luis Chilavert nuk pajtohet aspak me sulmuesin e Real Madridit, Vinicius Junior, i cili

Vinicius Junior u përlot dje (e hënë) në shtypin brazilian pasi u pyet për racizmin.

“Nuk dua t’i shoh kurrë njerëzit me ngjyrë të vuajnë”, tha sulmuesi i Realit dhe më pas vazhdoi monologun në të cilin shpjegoi se nuk ka mbështetje dhe se po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të që të përballet me ofendimet nga tribuna.

Chilavert: Bukë dhe cirk

Vitin e fundit, Vinicius ka luftuar racizmin, por disa besojnë se skena të tilla janë faji i tij. Një prej tyre është portieri legjendar paraguaian, Jose Luis Chilavert, i cili e goditi ashpër brazilianin.

“Pan y circo (bukë dhe cirk). Është i pari në ofendimin dhe sulmin ndaj rivalëve. Vinicius, mos u bëj ped*er, futbolli është i destinuar për burra”, shkroi ai.

Pan y Circo,el primero que insulta y ataca a los rivales es el.Que No sea maricon,el fútbol es para hombres.

— José Luis FelixChilavert Gonzalez (@JoseLChilavert_) March 26, 2024

Ndryshe, Chilavert mbrojti profesionalisht nga viti 1982 deri në vitin 2004, dhe ky portier shënoi tetë gola në 74 paraqitje për Paraguain dhe 52 gola tjerë me klube.

Ai ishte i njohur për ekscentricitetin e tij dhe për ekzekutimin e shpeshtë të penalltive dhe goditjeve të lira. /Telegrafi/

Read Entire Article