Mourinho tregon trajnerin perfekt të Real Madridit

10 months ago 7

Jose Mourinho e ka përkrahur Carlo Ancelottin për të mbetur trajner i Real Madridit, edhe pas zërave të shumtë për largimin e tij.

Ancelotti është lidhur me një largim nga Santyiago Bernabeu në fund të sezonit, me Kombëtaren Braziliane të lidhur me të.

Teksa ka folur për të ardhmen e tij, Mourinho ka thënë se Ancelotti mbetet trajneri më i mirë i Real Madridit.

“Unë mendoj se vetëm një i çmendur do të largohej nga Real Madridi kur ai është ende i kërkuar”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Jam i sigurt se në shenjën e parë nga Florentino, Carlo do të mbetet, sepse ai është perfekt për Real Madridin dhe Real Madridi është perfekt për të”.

Mourinho ka qenë i lidhur fort me një rikthim në Real Madrid pasi kontrata e tij me Roma përfundon këtë sezon. Megjithatë, portugezi e sheh të ardhmen e tij në Lindjen e Mesme.

“Të them të drejtën, mendoj se një ditë do të shkoj në Arabinë Saudite. Por, kur them “një ditë”, nuk e kam parasysh sot apo nesër”, përfundoi portugezi.

Komentet e Mourinhos për Ancelottin janë mjaft të drejta. Italiani e ka udhëhequr Real Madridin drejt titujve të Ligës së Kampionëve, Superkupës, Kupës së Mbretit dhe Kupës së Botës për Klube që kur mbërriti për mandatin e tij të dytë në klub. /Telegrafi/

Read Entire Article