Mrekullia Saarbruken mahnit Gjermaninë

10 months ago 29
23:12 06/12/2023

Ekipi i divizionit të tretë eliminon nga kupa Eintracht, kualifikohen Leverkusen

Mrekullia Sarbruken vijon në Kupën e Gjermanisë. Pasi eliminoi kampionët në fuqi të kompeticionit në raundin e shkuar, Bayern Munich, skuadra që militon në divizionin e tretë të futbollit gjerman ‘theu’ një tjetër rival të fortë në rrugën drejt titullit.

Eintracht Frankfurt u mposht 2-0 nga skuadra në letër modeste, që konfirmoi se eliminimi i Bayernit nuk ishte aspak rastësi. Përballje që u vulos në fraksionin e dytë të saj, ku vendasit gjetën dy golat e fitores për të garantuar biletën për në turin çerekfinal të Kupës së Gjermanisë.

Brunker dhe Kerber shënuan golat e fitores për Saarbruken, që këtë sezon duket se ka ide të qarta, për të shkaktuar mrekullinë dhe fituar kompeticionin e dytë për nga rëndësia në vend. Në çerekfinalen e Kupës kaloi edhe Bayer Leverkusen.

Aspirinat fituan 3-1 përballë Paderborn që ruan ecurinë pozitive në këtë sezon. Në 21 ndeshje ata janë të pamposhtur, për të barazuar sezonin 1978-1979 ku nuk pësoi disfatë në 23 ndeshje radhazi, rekord që pretendohet të thyhet në sfidat e radhës.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article