Mund t’ju ketë ikur ky pasim nga Calhanoglu, legjenda e Juventusit e cilëson atë me Veron dhe Xabi Alonson

8 months ago 19

Andrea Barzagli e ka vlerësuar lartë performacën e Hakan Calhanoglut në derbin mes Interit dhe Juventusit.

Nerazzurët triumfuan 1-0 përballë Zonjës së Vjetër në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të javës së 23-të në Serie A.

Legjenda italiane mbeti i mahnitur nga një pasim i mesfushorit turk, duke thënë se atë gjë mund ta bënte vetëm Juan Sebastian Veron dhe Xabi Alonso.

“Pasime si ato të Calhanoglut i bënin vetëm Veron dhe Xabi Alonso”, ka thënë Barzagli.

Interi është lider në Serie A me 57 pikë, katër më shumë se Juventusi, ndërsa me këtë fitore ata i janë afruar shumë titullit. /Telegrafi/

C'est tellement le football que j'aime ce type de passe 🪄🥹

Quel fantastique joueur ce Hakan Calhanoglu 🇹🇷 pic.twitter.com/pxbpM0DHeI

— TEAM Serie A FR (@TeamSerieA_fr) February 5, 2024

Read Entire Article