“Mund të arratiset!”/ Drejtoria e burgjeve refuzon sërish shoqërimin e Dritan Dajtit në gjykatë, avokati: Keni në dispozicion 8800 mijë efektivë. Bandat e viteve ’97…

3 months ago 12

Në Gjykatën e Elbasanit mbahet seanca në lidhje me kërkesën e Dritan Dajtit, i cili pretendon se duhet të lirohet me pretendimin se ka përfunduar dënimin.

Seanca e mëparshme u shty për shkak se nuk u arrit të mundësohej lidhje online.

Gazetari Fatmir Popja raporton se Drejtoria e Burgjeve nuk pranon të shoqërojë në gjykatë Dritan Dajtin pasi ka dyshime të bazuar në informacione se ai mund të arratiset.

Për këtë shkak edhe seanca e sotme do të zhvillohet me video konferencë nga ambientet e burgut të Peqinit.

Ndërkohë, avokati i tij është shprehur se mos realizimi i prezencës fizike të Dajtit në seancë, është jo normale, pasi aktualisht janë 3800 policë burgjesh dhe 6 mijë policë rendi në Shqipëri.

“3800 policë burgjesh dhe 6 mijë policë rendi në Republikën e Shqipërisë, nuk shoqërojnë dot në gjykate një të dënuar. Ndërkohë që tek e njëjta gjykatë, në vitet ‘99-‘00. Janë gjykuar në praninë e tyre në salle. Bëhet fjalë për banda të viteve ‘97”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article