Muric sërish vendimtar, Manchester United ndalet në barazim nga Burnley

5 months ago 11

Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 përballë Burnleyt të Aro Muric.

Ndeshja nisi më mirë për skuadrën vendase që u tregua më e rrezikshme, por Arijanet Muric priti disa gjuajtje nga Bruno Fernandes, Antony e Garnacho.

Megjithatë 45 minutat e para të kësaj sfide u mbyllën ashtu siç filluan me rezultatin baras 0-0.

🪄 @AGarnacho7#MUFC || #MUNBUR pic.twitter.com/5J6Qfl6wPH

— Manchester United (@ManUtd) April 27, 2024

Pjesa e dytë ishte më e mirë sa i përket rasteve të shënimit, me dy skuadrat që krijuan shumë, por edhe shënuan.

Në minutën e 79-të, Antony shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen vendase dhe realizoi për t’i dhënë epërsinë Djajve të Kuq 1-0.

YESSSSSS!#MUFC || #MUNBUR pic.twitter.com/uv6XbTWBBy

— Manchester United (@ManUtd) April 27, 2024

Mejithatë epërsia e vendasve nuk zgjati më shumë se tetë minuta, kur Burnley barazoi shifrat në 1-1 falë Zeki Amdouni që shënoi nga pika e bardhë për 1-1.

Wilson Odobert pati rastin e fundit në ndeshje, por goditja e tij u prit nga Andre Onana dhe ndeshja përfundoi baras 1-1.

Manchester United mbetet në pozitën e gjashtë në tabelë me 54 pikë, derisa Burnley i shton gjasat për mbijetesë me 24 pikë.

Ndeshjen e ardhshme Man Utd do ta zhvilloj në udhëtim te Crystal Palace, derisa Burnley pret Newcastle Unitedin. /Telegrafi/ 

MANCHESTER UNITED 1-0 BURNLEY | ANTONY GIVES UNITED THE LEADpic.twitter.com/f7Q9PjZRNx

— SimplyGoal (@SimplyGoal) April 27, 2024

Read Entire Article