“Mushkonjat të nxjerrin sytë”, deputetja demokrate: Pse nuk u bë dezinsektimi? Në Shëngjin, e pamundur të rish jashtë!

1 year ago 36
Reklamë

Deputetja demokrate Lindita Metaliaj, ngriti sot në Kuvend shqetësimin për mungesën e dezinsektimin në bregdet.

Duke folur për vijën bregdetare të Shëngjinit, Metaliaj tha se është e pamundur të qëndrosh jashtë pas orës 18:00, pasi mushkonjat të nxjerrin sytë. Kjo është papërgjegjshmëri e Ministrisë së Turizmit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, u shpreh deputetja.

“Nuk e kuptoj si Ministria e Turizimit dhe ajo e Shëndetësisë, të sillen me kaq papërgjegjshmëri, duke i sjellë vendit një kosto jo të vogël. Në Shëngjin është e pamundur të rrish jashtë pas orës 18:00. Mushkonjat të nxjerrin sytë. Para ca ditës, u bë një lloj spërkatje sa për sy e faqe, pa efektivitet. Në fakt, dezinsektimi duhet të kishte nisur që në muajin mars”.

Deputetja foli për mungesë të tenderave të dezinsektimit, madje edhe kur bëhen, janë tendera të marrë me korrupsion, shtoi ajo.

“Si mund të bëhet Shqipëria konkurruese në treg kur tenderin e dezinsektimit ose nuk e bëni fare, ose ua jepni miqve tuaj. Indiferencë e papërgjegjshme. Po kaq e çuditshme është edhe indiferenca e bashkisë”.

Top Channel

Read Entire Article