Nadal mungon në Australian Open

9 months ago 23
14:03 07/01/2024

Një dëmtim në muskul i pësuar në Brisbane International ka detyruar spanjollin të tërhiqet

Rafael Nadal do të humbasë turneun e Australian Open këtë muaj për shkak të një dëmtimi muskulor që pësoi në Brisbane International.

22 herë fituesi i Grand Slameve mungonte prej muajsh në fushë pas një lëndimi problematik në ijë.

37-vjeçari tha se ka shqetësim në kofshën e majtë që e pësoi në humbjen kundër Jordan Thompson.

Me një mesazh në profilin e tij në Tuiter, tenisti spanjoll lajmëroi vendimin e tij.

“Gjatë ndeshjes sime të fundit në Brisbane pata një problem të vogël në një muskul që siç e dini më shqetësoi!”

Sapo mbërrita në Melburn, pata mundësinë të kryeja një vizitë mjekësore që tregoi se kam një këputje të vogël në një muskul, jo në të njëjtën pjesë ku pata lëndimin serioz dhe ky është një lajm i mirë.

Aktualisht nuk jam gati që të garoj në nivelin maksimal të nevojshëm në një ndeshje me pesë sete. Do të kthehem në Spanjë për të parë doktorin tim, për të marrë pak trajtim dhe për të pushuar!”

Pritshmëritë ishin të mëdha për ta parë Nadal në Grand Slamin e parë të vitit, që spanjolli e ka fituar në vitet 2009 dhe 2022.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article