Nadal njofton rikthimin! Tenisti spanjoll do luajë pas 1 viti mungesë

10 months ago 9
08:40 02/12/2023

Pas një viti pushim, Rafael Nadal do t’i rikthehet tenisit profesionist në muajin janar. Spanjolli synon që t’i rikthehet sukseseve, që ta mbyllë karrierën e tij me tituj.

Nadal që ka fituar 22 Grand Slam-e, për herë të fundit në fushë ishte në turneun e Australian Open në fillim të vitit. Por ai u detyrua të tërhiqej nga eventi në raundin e dytë në takimin ndaj Mekenzi MekDonald si pasojë e një dëmtimi në ijë.

Në një video në platformën sociale “X”, Nadal njoftoi se do të rikthehet në Brisbane International. Dëmtimi i tij në ijë u bë një problem mjaft shqetësues, ndërsa pushimet dhe seancat e rekuperimit që kryente nuk po jepnin efekt. Ai u detyrua që të mos merrte pjesë në French Open, e ka fituar 14 herë dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Nadal ka vuajtur që të jetë në formën optimale që me rënien e pandemisë Covid-19.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article