Napoli rekord fitimesh gjatë 2023

10 months ago 21
14:27 28/11/2023

Kampionet e Italisë mbushin arkat, 80 milionë Euro falë titullit të Serie A

Rikthimi tek titulli ka mbushur edhe arkat e Napolit. Kampionët e Italisë e kanë mbyllur me fitime rekord vitin 2023, kjo falë edhe fitores së kampionatit pas 33 vitesh mungesë.

Duke iu referuar të dhënave të publikuara nga mediat italiane shihet se Napoli ka fituar 80 milionë Euro në këtë vit, duke regjistruar edhe një rekord të ardhurash në historinë e klubit italian.

Rekordi mbahej pikërisht nga klubi i Presidentit Aurelio de Laurentiis, i cili 6 sezone më parë kishte një fitim prej 66.6 milionë Eurosh.

 Në këtë renditje speciale, Atalanta plotëson podiumin, pasi në vitin 2020 arriti 56.7 milionë Euro fitime.

Kontribut të rëndësishëm në këto fitime kanë padyshim shitjet e futbollistëve, ku mjafton të përmendet largimi i mbrojtësit Kim drejt Bayern Munich.

Përveç fitimeve kapitale, Napoli mori bonuse të majme nga UEFA pas kualifikimit në grupet e Champions League, duke shtuar prestigjin në arenën e të drejtave televizive, marketingut dhe shitjes më të shumtë të biletave.

Fitimi prej 80 milionë Eurosh pritet të investohet në merkaton e Janarit nga ana e klubit italian. Në objektivin e tyre gjendet mesfushori Sebastian Szymansk, i cili do të pasonte Zjelinskin, gjithnjë e më larg Napolit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article