“Shtëpia e Birrës” është restoranti model ku shijohet në pafundësi “Birra Korça” me muzikë, gaz dhe hare. Atmosfera në orët e mbrëmjes është thjeshtë e jashtëzakonshme.
Siç shfaqet në pamje vizitorët e shumtë që kanë shijuar “Birrën Korça” në një ambient të ngrohtë dhe mikpritës, kanë shijuar edhe momente të paharrueshme teksa kërcejnë dhe këndojnë me muzikën live që përshkon ambientet e “Shtëpisë së Birrës”.
Tavolinat janë të mbushura me shishe të panumërta të Birra Korça, ndërsa vizitorët dhe klientët kanë pasur mundësinë të krijojnë kujtime të paharrueshme.
Festa vazhdon të ofrojë një përzierje të përsosur të shijes, muzikës dhe argëtimit që garanton rikthimin e tyre gjatë momenteve festive edhe në vijim.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb