Natë e çmendur në NBA: Dy qendra thyejnë rekordin e tyre personal të pikëve duke, Emiid realizon 70 dhe Karl-Anthony Towns 62 të tjera

9 months ago 7

Nata e 22 janarit në elitën e basketbollit amerikan NBA nuk do të harrohet lehtë, së paku nga Joel Embiid dhe Karl Anthyony Towns.

Ka qenë një natë e rekordeve për dy qendrat e lartpërmendura që kanë arritur të thyejnë rekorde personale sa i përket pikëve të shënuara në një ndeshje.

Philadelphia 76ers ka marrë një fitore të madhe ndaj San Antonio Spurs me 10 pikë diferencë 133:123 në një ndeshje ku Embiid ishte fantastik.

Qendra kamerunase ishte i jashtëzakonshëm në këtë duel duke realizuar 70 pikë që ishte rekord personal për të, shtoi 18 kërcime dhe dhuroi pesë asistime.

KOBE!!! 70 Piece pic.twitter.com/1qnYwTfhsB

— Joel Embiid (@JoelEmbiid) January 23, 2024

Embiid bëri një postim emocional në platformën ‘X’ pas ndeshjes, duke kujtuar legjendën Kobe Bryant.

Paraqitje brilante kishte edhe qendra e Minnesota Timberwolves, Karl-Anthony Towns ne sfidën ndaj Charlotte Hornets të cilën skuadra e tij e humbi me tre pikë diferencë 125:128.

A NEW CAREER-HIGH 👏👏👏👏 pic.twitter.com/I8rWvuGaXa

— Minnesota Timberwolves (@Timberwolves) January 23, 2024

Town e mbylli ndeshjen me 62 pikë që ishte rekord personal për të, shtoi edhe tetë kërcime e dy asistime, por që në fund nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/

Read Entire Article