Shqipëria do të luajë këtë të shtunë ndeshjen e parafundit në grup përbal;l;ë Çekisë në “Air Albania” ku synon tre pikët, me qëllim që të marrë vendin e parë në grup.
Edhe pse kombëtarja shqiptare ka patur rritje në vitet e fundit, nuk ëhstë ajo skuadra favorite sipas kompanitë të basteve.
Kompanitë e basteve shohin më favoritë miqtë nga Çekia duke i kuotuar me një mesatare 2.31. Në anën tjetër fitorja e Shqipërisë si dhe barazimi kanë një mesatare 3.4.
Shqipëria kërkon dhe një “hakmarrje” për humbjen e tetorit në transfertë. 2-0 fituan çekët në shtëpinë e tyre duke pasur moralin lart tashmë, pasi dhe kryesojnë grupin me një pikë më shumë se Shqipëria.