Ndahet nga jeta gazetarja Afërdita Selimaj

8 months ago 5

Ndahet nga jeta gazetarisë Afërdita Selimaj. Selimaj u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.

Ajo e nisi rrugën e gazetarisë në vitin 1977, pasi kreu studimet e larta në fakultetin e Shkencave Politike, Dega Gazetari.

Fillimisht ajo kontribuoi në gazetë lokale “Shkëndia” në Lushnjë dhe më pas gjithë jetën si gazetare në RTSH.

Afërdita Selimaj do të mbahet mend për përkushtimin në emisionet sociale-ekonomike, duke kontribuar me pasion edhe në shumë fusha të gazetarisë radiofonike dhe televizive. Ajo ka qenë një ndër themelueset e gazetarisë ekonomike në Shqipëri, duke u bërë frymëzim dhe mbështetje për të gjithë gazetarët e kësaj fushe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article