Ndalet Barça, ndëshkohet Xavi

1 year ago 24
Reklamë
21:39 14/08/2023

Blaugranat barazuan në transfertë kundër Getafe pa gola, karton i kuq për trajnerin katalanas

Në përfundim të javës së parë të La Ligas, Barcelona duhet të ndjekë Real Madridin në renditje. Në takimin në transfertë kundër Getafes, blaugranat nuk shkuan më shumë se sa barazimi pa gola. Sfida ishte mjaft nervoze, me skuadrën e Çavit që e gjeti veten me 1 lojtar më pak në minutën e 42, pasi Rafinja u ndëshkua me karton të kuq.

Në nisje të pjesës së dytë, vendasit tentuan të shfrytëzonin superioritetin numerik, por në minutën e 57, Haime Mata mori kartonin e dytë të verdhë dhe la Gedafen me 10 futbollistë. Në këtë takim, debutoi me blaugranat edhe Ilkai Gyndogan.

Barcelona nuk ka rritur që të shënojë gol ndaj Getafes në transfertë prej 3 vitesh. Ndërkohë në pjesën e dytë, nga loja u nxorr edhe trajneri Çavi Hernandez, i pakënaqur me gjykimin e arbitrit. Pas ndeshjes, ai kritikoi vendimet e gjyqtarit, ndësa rrezikon edhe dënim nga La Liga për deklaratat e tij. Tekniku spanjoll do të mungojë në sfidën e radhës të Barcelonës në shtëpi kundër Cadiz.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article