“Ndalo, për hir të Zotit” – Neymar po kalon një nga momentet më të vështira të karrierës, teksa po rikuperohet nga lëndimi në gju

10 months ago 18

Futbollisti brazilian Neymar, po rikuperohet nga ai që është ndoshta lëndimi më i rëndë në botën e sportit pra nga ACL-ja (ligamentet e kryqëzuara të përparme) dhe një video e tij duke bërtitur nga dhimbjet e forta gjatë një terapie, u shfaq në rrjetet sociale.

Neymar lëndoi ACL-në e tij muajin e kaluar ndërsa luante për Brazilin kundër Uruguait në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës. Ai iu nënshtrua menjëherë operacionit dhe duhet të jetë jashtë fushës deri në 10 muaj.

Braziliani u lëndua muajin e kaluar në sfidën mes Brazilit dhe Uruguait ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës. Ai iu nënshtrua menjëherë një operacioni dhe tani do të jetë jashtë fushave deri në dhjetë muaj.

Edhe pse duket se sezoni ka përfunduar për të, Neymar shpreson të jetë gati për Kupën e Amerikës, e cila është planifikuar të mbahet në qershor të vitit të ardhshëm.

Neymar during his rehabilitation process, don’t question this guys will to play. pic.twitter.com/haysUMloCK

— Neymoleque | Fan 🇧🇷 (@Neymoleque) November 24, 2023

Në rrjetet sociale është shfaqur një video nga një prej terapive ku Neymar bërtet nga dhimbjet e mëdha. “Ndalo, për hir të Zotit”, thotë Neymar mes lotësh ndërsa mjekët përpiqen t’i trajtojnë këmbën.

31-vjeçari u lëndua vetëm dy muaj pasi u transferua në Arabinë Saudite nga Paris Saint Germain. Al-Hilal i paguan pothuajse tre milionë euro në javë. Ai shënoi një gol për klubin e tij të ri përpara se të lëndohej./Telegrafi/

Read Entire Article