Ndarja nga jeta e Zef Dedës, Basha: Do të mbetet i pavdekshëm

10 months ago 7

Kryetari i PD, Lulzim Basha, iu është bashkuar mesazhe ngushëlluese për ndarjen nga jeta të aktorit të madh Zef Deda.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Basha thekson se Zef Deda mishëron një stil që do të mbetet i pavdekshëm.

MESAZHI I BASHËS
Lamtumirë Zef Deda,
Mjeshtri i madh i humorit, që me talentin gjenial u dhuroi buzëqeshje shqiptarëve në kohë të mira e në kohë të vështira, si ato të diktaturës. Një humbje e madhe për artin shqiptar, për artëdashësit e në veçanti për Shkodrën, shpirtin e të cilës Zef Deda e mishëronte me një stil që do të mbetet i pavdekshëm. Ngushëllime të sinqerta familjes Deda, kolegëve, miqve dhe dashamirësve të shumtë të Zefit.
U prehtë në paqe!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article