“Ndërkombëtarët kanë forcuar gjuhën karshi Ramës”, analisti Burimi: Opozita mund të mos njohë zgjedhjet në 2025-ën!

8 months ago 17

Analisti Genc Burimi përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në News24 ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. Duke u ndalur te tensionet në Kuvend, Burimi u shpreh se sot ndërkombëtarët nuk po tregojnë me gisht opozitën, por po forcojnë gjuhën e tyre karshi Ramës.

Ai shtoi se sa i përket Reformës Zgjedhore, mazhoranca “është kujtuar” për Komisionin e kësaj të fundit vetëm pas bllokimit të Parlamentit nga opozita.

Sipas tij në zgjedhjet e ardhshme nëse nuk ndodh gjë, opozita po i krijon vetes mundësinë për të mos njohur zgjedhjet.

Burimi nënvizoi se ky mund të jetë një skenar për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, gjë që mund të ndikohet edhe nga rikthimi i mundshëm i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, që sipas tij i “tremb” ndërkombëtarët”.

“Grupi i Berishës ka provokuar mazhorancën dhe bëri që këto pasoja të binin edhe te deputetët jo berishistë dhe duke i kthyer edhe ata berishistë. Sot nuk po dëgjoj ndërkombëtarë që të tregojnë me gisht opozitën, por ata po forcojnë gjuhën karshi Ramës.

Edhe para PE, Komisioni Evropian në raportin e tij theksonte se kërkonte një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse. Normalisht që shqiptarët e dinë se në zgjedhjet e fundit bashkiake vendi duhet të kishte hyrë me një reformë zgjedhore të miratuar që duhet të bëhej nga mazhoranca e Ramës. Kjo mazhorancë ra komplet në gjumë dhe nuk ndodhi asnjë komision për reformën. Hyri në 14 maj me të njëjtat të meta si në 2021. U desh prapë një raport i fuqishëm i OSBE dhe prapë mazhoranca nuk e vuri ujin në zjarr.

Tani që opozita bllokon parlamentin mazhoranca u kujtua të krijojë komisionin e Reformës Zgjedhore.

Në zgjedhjet e ardhshme nëse nuk ndodh gjë kjo opozitë po i krijon tani vetes mundësinë që mos të njohë më zgjedhjet. Kjo mund të ndodhë në 2025-ën, drejt kësaj po shkojmë. Ndërkombëtarët kësaj i frikësohen sepse nëse vjen Trump nuk mund t’i imponohen vendeve si Shqipëria si me Biden-in”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article