Ndërpritet kampionati grek, gjyqtarët hynë në grevë shkaku i sulmuesve të vazhdueshme

10 months ago 32

Kampionati grek vazhdon të përfaqësojë një nga telenovelat më të mëdha në botë, pasi gjyqtarët nuk panë rrugëdalje tjetër, ndaj vendosën të bojkotojnë garat.

Gjyqtarët grekë hynë në grevë për shkak se sulmet bëheshin gjithnjë e më të shpeshta, pas atyre verbale nisën sulmet fizike ndaj gjyqtarëve.

“Gjyqtarët grekë dhe të huaj janë objektiva dhe ‘kurban’ i vazhdueshëm. Marrim kërcënime, dhunë, sulme fizike dhe verbale – por e gjithë kjo mbetet e pandëshkuar”.

“Prandaj kemi vendosur që nga fundjava e ardhshme të mos i gjykojmë ndeshjet derisa të na sigurohen kushte të sigurta”, kanë shkruar gjyqtarët në komunikatë.

Një muaj më parë, gjyqtari Andreas Gamaris u sulmua në Athinë nga tifozët që hidhnin kanaçe me benzinë.

Pak më parë kërcënime me vdekje ka marrë edhe Tasos Papatetra për shkak të vendimeve të marra në një ndeshje.

Federata e Futbollit të Greqisë nuk ka reaguar pas incidenteve, ndaj gjyqtarët vendosën të hyjnë në grevë. /Telegrafi/

Read Entire Article