Ndërron jetë deputeti turk, i cili dy ditë më parë pësoi sulm në zemër derisa po fliste në foltoren e Parlamentit

10 months ago 19

Deputeti turk Hakan Bitzmes ka ndërruar jetë sot, dy ditë pasi pësoi sulm në zemër dhe u rrëzua teksa ishte në përfundim të fjalimit të tij në foltoren e Parlamentit, ku kritikonte politikën e qeverisë ndaj Izraelit.

54-vjeç ishte anëtar i partisë opozitare Saadet, i cili ndërroi jetë në qytetin e spitalit të Ankarasë, ka bërë të ditur ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca, transmeton Telegrafi.

Bitmez ishte kryetar i Qendrës Kërkimore të Unionit Islamik, dhe më parë ka punuar për OJQ-të islamike. Ai ishte i martuar dhe baba i një fëmije.

Politikani turk u rrëzua në tokë derisa po fliste nga foltorja e Parlamentit gjatë të martës. Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital dhe u fut në aparate për ta shpëtuar, mjekët sot kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Zemra e tij u ndal së rrahuri, për këtë është reanimuar në parlament dhe u dërgua në spital brenda 20 minutave ku aparatet e mbajtën në jetë”, tha ministri Koca. /Telegrafi/

Read Entire Article