“Ndërtimi, sektori i preferuar për pastrimin e parave”, Meta: Shqipëria nuk ka kohë për të humbur! Shpopullimi…

9 months ago 7

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se një nga problemet më të mëdha të vendit sot është shpopullimi, të cilën e quajti një nga plagët më të mëdha të shkaktuara nga Rilindja.

Ai foli edhe mbi pastrimin e parave të pista, ku tha se dektori i preferuar për një proces të tillë është ai i ndërtimeve.

Meta shtoi se vetëm në kryeqytet janë 51 mijë banesa të pabanuara ndërkohë që ende jepen leje për ndërtimin e kullave shumëkatëshe.

“Nxitja dhe përfshirja e qeverisë në pastrimin e parave të pista, vërtetohet në Tiranë me lejet për kulla shumëkatëshe që nuk banohen nga askush.

Sektori i ndërtimit, sektori i preferuar i pastrimit të parave dhe kjo vërtetohet nga 51 mijë apartamente në Tiranë të pabanuara.

Problemi më i madh i vendit është humbja e kapitalit njerëzor,.
Shpopullimi, plaga më e madhe e shkaktuar nga qeveria Rama dhe arsyeja pse po mbahen të fshehta të dhënat e censusit.

Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur, po dëmtohet e ardhmja e kombit”, tha mes të tjerash ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article